| ||
TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kanë miratuar me konsesus fillimin e punës për hartimin e planit të ri të veprimit për përmbushjen e 12 rekomandimeve të KE. Plani i ri i veprimit që do të hartohet nga ministria e Integrimit me monitorimin e komisionit do të jetë gati në fund të muajit janar, për t’ju dorëzuar më pas në muajin shkurt Komisionit Europian. Më herët ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e sotme të komisionit të integrimit për 12 rekomandimet, ka njoftuar se në janar të vitit 2012 qeveria shqiptare do ketë një axhendë të re veprimi për përmbushjen e kritereve të lëna si detyrë nga KE, për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ministrja Bregu sqaron se grupi i punës do monitorojë zbatimin e 12 rekomandimeve bazë, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare. "6 rekomandime nga 12 të vendosura janë përgjegjësi direkt e ministrisë që unë drejtoj", -u shpreh ministrja Bregu. . Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e socialistëve ku sipas deputetit Taulant Balla rekomandimet nuk duhen ndarë, por duhet gjetur një formulë bashkëpunuese për arritjen e objektivit, marrjen e statusit kandidat. Partia Socialiste përmes kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruci deklaroi se politika është vonë ndaj duhet të rifitojë kohën e humbur. Ndërsa shprehu gadishmerinë e opozitës për bashkëpunim, Ruci shprehu keqardhjen që për të shkuar në Komisionin e Veneceias ishte përzgjedhur vetëm një delegacion nga mazhoranca dhe jo deputete të opozitës “Jemi të gatshëmm për të bashkëpunuar lidhur me 12 rekomandimet. Këtë se kam propagande politike. Plani i veprimit që ne kemi nënshkruar si palë i kemi qëndruar strikt”,- u shpreh Ruci. Punimet e komisionit të integrimit u ndoqën sot dhe nga ambasadori i BE në Tiranë Etore Sequi. Kreu i prezencës së BE-së në Tiranë, duke vlerësuar diskutimet e bëra theksoi se Bashkimi Europian është i gatshëm npër të ndihmuar në këtë proces, ndërkohë nënvizoi se rezultatet e këtij procesi kërkojnë bashkëpunim dhe angazhim nga të dyja palët. |
Tuesday, December 13, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment