Integrimi nuk duhet keqkuptuar si eleminim i thjeshtë kufijsh, i cili do të bëjë të mundur
lëvizjen e lirë drejt vendeve më të pasura të Europës. Integrimi në Bashkimin Europian
nënkupton, në radhë të parë, përafrimin dhe përqafimin e vlerave themelore mbi bazën e të
cilave është ndërtuar dhe jeton ky organizëm i madh ndërshtetëror:
Demokracia, shteti i së drejtës, mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojtja dhe
respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare.
Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian funksionojnë mbi bazën e demokracive
liberale, në të cilat shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe
të drejtat e njeriut janë të shenjta. Përqafimi i vlerave të demokracisë është vendimtar dhe
themelor për vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE. Në këto rrethana, një pjesë e
konsiderueshme e ndihmës së akorduar nga BE për vendin tonë synon pikërisht në ndërtimin e
këtyre vlerave.
Ekonomi funksionale tregu, e aftë t'i bëjë ballë presioneve konkurruese dhe
forcave të tregut brenda BE-së.
Përmbushja e dy kritereve të mësipërme, së bashku me detyrimin për të adoptuar legjislacionin
e Bashkimit Europian, të ashtuquajturin acqui communautaire , janë parakushti kryesor për të
mundësuar futjen e shteteve të treta në Bashkimin Europian.
Për shkak të një historie të gjatë izolimi e vështirësish ekonomike, integrimi perceptohet
shpesh si mundësi për të lëvizur në Europë, duke lënë në harresë faktin se kjo lehtësi vjenvetëm si rezultat i konsolidimit të demokracisë dhe zhvillimit të ekonomisë. Procesi i
integrimit duhet kuptuar si një program reformash që e afron vendin me modelin europian të
shtetit, demokracisë dhe funksionimit të ekonomisë, por jo thjesht si lëvizje e lirë drejt
perëndimit. Së dyti, procesi duhet të përfshijë angazhimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë, e jo
vetëm Ministrisë së Integrimit.
No comments:
Post a Comment