Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmbushja e “standardeve evropiane” është një prononcim i dëgjuar shpesh,
si nga diplomatët, ashtu edhe nga politikanët. Megjithëse për synim ka t’i sforcojë koalicionet pro-reformiste, pasojat e paqëllimshme të këtij refreni kanë pasur ndikim të thellë në politikë dhe politikë-bërje. Diskutimet mbi standardet evropiane synojnë ta zhveshin nga substanca debatin publik dhe politik në rajon.
Argumentimet kualitative se cila qasje politike është saktësisht më efektive, janë zëvendësuar me shqyrtime kuantitative mbi çështjen nëse një kurs i caktuar politik, do ta çojë vendin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pohimet në stilin “Evropa s’ka alternativë” shërbejnë vetëm për t’i shkurajuar qytetarët dhe mediat nga angazhimi në politikë. Në kombinim me tendencën e procesit për anëtarësim, për t’u përqendruar më shumë në elitat politike, këta faktorë ndihmojnë ta shpjegojnë mungesën proporcionale të shtresës punonjëse. Diskursi mbi standardet evropiane gjithashtu lejon liderët e caktuar të distancohen nga vendimet specifike dhe rezultatet e këtyre vendimeve. Rezoluta e Serbisë mbi Srebrenicën është parë dhe arsyetuar nga disa, në fakt, si hap i domosdoshëm për rrugëtimin e këtij vendi drejt Bashkimit Evropian.
Shumë politikanë kanë mbështetur këtë nismë, jo pse ishte e drejtë dhe e nevojshme për vetë vendin, por sepse ishte konform pritjeve evropiane. Nga ky këndvështrim, rezoluta, sikurse edhe bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, do t’u kontribuojë shumë pak përpjekjeve të Serbisë për t’u përballur me të kaluarën apo përmirësimit të raporteve me Bosnjën. Në fakt, i gjithë procesi i integrimeve evropiane tregon deri në një shkallë pse demokracia në Ballkan vazhdon të jetë kaq iliberale. Derisa politikanët janë të gatshëm t’i paguajnë me hipokrizi standardet evropiane, veprimet e tyre dhe qasjet demonstrojnë një tendencë krejt tjetër. Të etshëm për të dëshmuar shenja përparimi, vetë Bashkimi Evropian në shumë raste ka lënë mënjanë objektivitetin e vet.
Për të mundësuar një reformë vërtet të sinqertë në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian duhet të shkojë përtej diskutimeve naive mbi standardet evropiane dhe të shpjegojë pse dhe si ka arritur Evropa t’i përmbushë dhe ruajë ato standarde. Evropa gjithashtu duhet të nënvizojë se standardet evropiane janë një aspiratë, të cilën edhe vetë Evropa në vazhdimësi synon ta arrijë dhe Evropa duhet të jetë më e vetëdijshme për mungesat që i ka vetë.
No comments:
Post a Comment