Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht : EU) është një bashkësi e disa shteteve Evropiane
e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim
të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste.
Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të
Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë
Evropiane.
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga
Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9
majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë
me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe
çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin
e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do
të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris
të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut
më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG
jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu. Një tjetër
zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të
25 marsit të vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik
Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto
komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1
janar të vitit1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e
Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të
Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më7 shkurt të vitit 1992, një
numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga
qytetarët eD animarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi
gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që
Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit1993. Traktati i
Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e
krijimit te bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”.
Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe
Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit
Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i
papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të
një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë
komunitetet.
Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e
Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit1997 dhe hyri në fuqi
më 1 maj të vitit1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare.
Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të
Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
- liria, siguria dhe drejtësia,
- qytetaria e Bashkimit,
- politika e jashtme,
- institucionet e BE-së
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor2000, kryetarët e shteteve dhe
të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një
maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute
për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e
pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në
mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më26 shkurt të
vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj,
hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të
gjitha shteteve anëtare.
No comments:
Post a Comment