Mardheniet Shqiperi BE


Historiku i marrëdhënieve BE-Shqipëri







Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishte marrëdhënie kontraktuale.
Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e programit PHARE. Kjo përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të asistencës së BE-së ndaj Shqipërisë në një sërë fushash që përkonin me reformat në të cilat ishte angazhuar vendi ynë. Në kuadrin e këtij programi, në periudhën 1992-2000, Shqipërisë i është dhënë një ndihmë e konsiderueshme.
Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asocimi. Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare të majit të vitit 1996, së bashku me krizën e thellë financiare dhe sociale që pasoi në fillim të vitit 1997 nga renia e skemave piramidale, bënë që të dështojë çdo iniciativë në këtë drejtim.
Zhvillimet politike gjatë kësaj periudhe në vende të ndryshme të rajonit tonë, shpërbërja e ish-Jugosllavisë, krijimi i një sërë shtetesh të reja, parametrat e të cilave dalloheshin nga ato të vendeve të Evropës Qendrore, bënë që në vitin 1996 Bashkimi Evropian të adaptonte për vendet e Ballkanit politikën e quajtur “Regional approach” (përqasje rajonale).
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në këtë kohë, përcaktonte një sërë kushtesh politike dhe ekonomike që vendet e Ballkanit duhej të plotësonin për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me BE-në. Këto kritere kishin të bënin me respektimin e parimeve demokratike, liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërtimin, respektimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e minoriteteve, zhvillimin e ekonomisë së tregut, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Megjithëse e orientuar për të ndihmuar forcimin e demokracisë dhe reformat në vendet përkatëse, kjo politikë e BE-së provoi të jepte rezultatet e parashikuara. Për shkak të zhvillimeve të fundit rajonale, ngjarjet tragjike në Kosovë “traumatizuan” sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shtuan presionin e tyre për të gjetur forma dhe mënyra të tjera për të përshpejtuar “integrimin” e Europës Jug-Lindore në strukturat e BE-së.
Në maj të vitit 1999, Bashkimi Evropian miratoi një iniciativë të re për 5 vende te Ballkanit: Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim-Asocimit (PSA). Që në fillimin e kësaj iniciative të re, Shqipëria do të bëhej pjesë e saj. Ky proces ka për qëllim vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet BE-së dhe vendeve të lartpërmendura, nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit (MSA).
Në nëntor të vitit 1999, Komisioni Evropian paraqiti një raport mbi studimin e fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit duke arritur në perfundimin se, megjithatë, Shqipëria nuk i kishte plotësuar kushtet për një marrëveshje të tillë.
Perspektiva e vendeve të rajonit perëndimor për integrim në Bashkimin Europian përforcohet pas Këshillit Europian të Feiras i mbledhur më qershor 2000, i cili vendosi se të gjitha vendet e përfshira në Procesin e Stabilizim-Asocimit janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në. Grupi i Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tre takime në Tiranë në përfundim të të cilave Komisioni Evropian hartoi një raport vlerësimi, ku evidentohej procesi i bërë dhe fushat ku ende nevojiten përmirësime. Si përfundim, Komisioni vlerësoi se ndonëse mbetet ende për të bërë ne drejtim të plotësimit te detyrimeve që rrjedhin nga një marrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjes së negociatave është rruga më e mirë për të ruajtur tempin e ndryshimeve politike dhe reformave ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se është çasti për të proceduar me një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me Shqipërinë.
Në muajin qershor 2001, Këshilli i Ministrave I BE-së miratoi raportin e Komisionit dhe i kërkoi atij që të paraqiste një projekt-mandat për hapjen e negociatave me Shqipërinë përpara fundit të vitit 2001. Në përputhje me kërkesën e Këshillit, në muajin dhjetor 2001, Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit projektmandatin e negocimit të një Marrëveshjeje Stabilizim-Asocimi me Shqipërinë. Gjithashtu, në këtë takim u vendos dhe krijimi i Grupit Konsultativ BE-Shqipëri.
Projekt-Mandati i bisedimeve i përgatitur dhe paraqitur nga Komisioni Europian u diskutua në nivel teknik nga vendet anëtare të BE-së gjatë periudhës Janar-Korrik 2002. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në mbledhjen e tij më 21 tetor 2002, vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Negociatat u hapën zyrtarisht nga Presidenti i Komisionit Europian Z. Romano Prodi më 31 janar 2003.
Samiti i Selanikut i mbajtur me qershor 2003 i ashtuquajtur edhe Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe i hap rrugën shfrytëzimit të instrumentave të përdorur me vendet e reja anëtare.
Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin Evropian
Për t’u bërë anetare e BE-së, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret e vendosura për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian të miratuara nga Këshilli Europian i Kopenhagenit në qershor të vitit 1993.
Këto kritere janë të karakterit politik dhe ekonomik dhe parashikojnë:
• Garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve;
• Vendosjen e një ekonomie tregu që mund t’i bëjë ballë presionit konkurrues dhe forcave të tregut të përbashkët europian.
• shteti kandidat duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet detyrimeve që rrjedhin nga “acquis communautaire “ ose legjislacioni i Bashkimit Evropian.
I. MISIONI DHE OBJEKTIVAT E PROCESIT TE STABILIZIM-ASOCIMIT
Proçesi i Stabilizim-Asocimit përbën një politikë afrimi e cila reflekton rëndësinë politike dhe strategjike të Ballkanit për Bashkimin Evropian. Proçesi i Stabilizim Asocimit me anë të instrumentave të tij Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Partneritetit Evropian dhe programit të asistencës, CARDS, (Community Assistance for Reconstruction Development and Stabilisation) ndihmon secilin vend të plotesoje kriteret e Kopenhagenit dhe te përparojë sipas ritmit të tij drejt anëtarësimit në BE.
Komisioni Evropian paraqiti këtë vizion ambicioz për zhvillimin e rajonit në Maj 1999. Kjo gjë bazohet në:
1.Pranimin si një nga motivuesit kryesorë për reformat që kanë të bëjnë me respektin për shtetin ligjor, institucionet demokratike të qëndrueshme dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut. Bashkimi Evropian me anë të këtij procesi ofron një perspektivë të besueshme për anëtarësim në kohën që përmbushen kriteret përkatëse.
2. Nevojën që vendet të zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe me njëra-tjetrën si një bazë për stabilitet më të madh ekonomik dhe politik në rajon.
3. Nevojën për programe asistence e marrëdhënie kontraktuale, edhe pse të fiksuara mbi një bashkësi kushtesh politike dhe ekonomike të cilat janë fleksibël sa të lejojnë secilin vend të ecë përpara sipas ritmit të vet, për t’iu bërë vend një vargu situatash që nga ato të rindërtimit post-konfliktual dhe stabilizimit, tek ato të ndihmës teknike në çeshtje të tilla si përafrimi i legjislacionit drejt elementëve thelbësorë të përftimeve të BE-së .
Proçesi i Stabilizimit dhe Asocimit nuk është thjesht një proçes dypalësh me çdo vend: samiti i Zagrebit vuri theks të veçantë në nevojën për bashkëpunim rajonal. Ngjashmërisht, Marrëveshjet e Stabilizimit dhe Asocijimit përfshijnë një angazhim të qartë në drejtim të bashkëpunimit rajonal, gjë që reflektohet si në financimin e një programi rajonal CARDS, ashtu edhe në objektivat e përbashkëta të programeve kombëtare CARDS.
Marre nga :Ministria e Integrimit Europian


08/11/2010


Ministrat e Brendshëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme miratuan heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.


23/06/2010          
Komisioni  i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë
10/06/2010   
Qeveria shqiptare përfundoi dorëzimin e përgjigjeve për pyetjet shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropian.
27/05/2010       
Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike, brenda vjeshtës së vitit 2010.
12/05/2010       
Komisioni Evropian i paraqiti qeverisë shqiptare pyetjet shtesë të Pyetësorit.
11/05/2010      
Mblidhet Keshilli I Stabilizim Asocimit BE-Shqiperi ne Bruksel.
06/05/2010          
Komisioni Evropian njoftoi qeverinë shqiptare mbi organizimin e misioneve të verifikimit në terren në kuadër të hartimit të Opinionit (Avis) për statusin e vendit kandidat.
14/04/2010        
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha dorëzoi në Bruksel, përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian.
12/03/2010     
Komiteti i Stabilizim-Asociimit zhvilloi në Tiranë mbledhjen e tij të parë nën kryesimin e Ministres së Integrimit, Znj. Majlinda Bregu.
16/12/2009              
Mbërrin në Tiranë Pyetësori i Komisionit Europian.
16/11/2009             
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë.
12/11/2009              
Parlamenti Evropian miraton raportin e eurodeputetes Tanja Fajon, lidhur me  liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.
          
28/04/2009          
Dorëzimi i aplikimit për anëtarësim në BE. 
01/04/2009            
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit hyn në fuqi.
01/2008                    
Nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të lëshimit të vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kjo Marrëveshje nuk është e vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. Marrëveshja përcakton një numër procedurash të thjeshtësuara për nxjerrjen e vizave.
11/07/2008             
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare ratifikohet nga 25 shtete anëtare: Letonia (26 tetor 2006), Sllovenia (12 shkurt 2007), Sllovakia (15 shkurt 2007),  Polonia (15 mars 2007),  Suedia (21 mars 2007),  Hungaria (23 prill 2007),  Spanja (12 maj 2007),  Lituania (17 maj 2007),  Irlanda (31 maj 2007),  Luksemburgu (4 korrik 2007), Britania e Madhe (16 tetor 2007), Italia (16 tetor 2007), Estonia (18 tetor 2007), Hollanda (26 Nentor 2007), Finlanda (29 Nentor 2007), Malta (21 prill 2008), Danimarka (24 prill 2008), Republika Çeke (6 maj 2008), Austria (21 maj 2008), Qipro (31 maj 2008), Belgjika (25 qershor 2008), Portugalia (11 Korrik 2008)
05/09/2007             
Miratohet me VKM nr. 557 Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2007-2012
01/12/2006             
Hyrja në fuqi e “Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”.                     
06/09/2006             
Parlamenti Evropian voton pro rezolutës për ratifikimin e  Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila i hap rrugë ratifikimit të MSA-së nga 27 vendet anëtare të BE-së
27/07/2006             
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ratifikon “Marrëveshjen e Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë
Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”, si dhe “Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe  Shteteve të tyre Anëtare”
17/07/2006             
Këshilli miratoi një rregullore duke krijuar një instrument të ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Ky instrument i vetëm financiar thjeshtëzon dhe projekton ndihmën e jashtme të BE-së  gjatë periudhës së para-anëtarësimit. IPA ka zëvendësuar instrumentet ekzistuese (PHARE, SPA, SAPARD, CARDS) prej 1 Janar 2007
07/2006                    
Miratohet Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
12/06/2006             
Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e  Stabilizim-Asociimit dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar
02/2006                    
Në Tiranë siglohet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
14/04/2005             
Në Luksemburg nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-BE
12/2005                    
Këshilli Evropian miraton vendimin për parimet e nje Partneriteti të Rishikuar për Shqipërinë
6/2004                      
Këshilli Evropian miraton raportin e Partneritetit Evropian dhe i propozon Republikës së Shqipërisë hartimin e një Plani për adresimin e prioriteteve të këtij dokumenti
5/2004                      
Bashkimi Evropian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit për vendet e përfshira në procesin e Stabilizim-Asociimit
12/2003                    
Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri/BE
21/06/2003             
Samiti i Selanikut i ashtuquajtur Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit
dhe i hap rrugë shfrytëzimit të instrumenteve të përdorur në vendet e tjera anëtare
02/2003                    
Raundi i Parë i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
31/01/2003             
Hapja zyrtare e negociatave gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Romano Prodi
21/10/2002             
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt-direktivën për negocimin e një MSA-je dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e një MSA-je me Shqipërinë
06/2001                    
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon
Komisionit përgatitjen e projekt-direktivës për negocimin e një Marrëveshjeje Stabilizim-Asociimi (MSA). Krijohet grupi Konsultativ BE-Shqipëri
2001                          
Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet e PSA
11/2000                    
Samiti i Zagrebit. Intensifikimi i bashkëpunimit BE-Shqipëri
6/2000                      
Këshilli Evropian i Feiras parashikon se vendet e PSA janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE
5/2000                      
Komisioni Evropian prezanton Programin CARDS për vendet e Evropës Juglindore në periudhën 2000-2006
2000                          
Produktet nga Shqipëria u përfshinë në hyrjet pa doganë në tregun e BE-së
1/2000                      
Miratimi i Raportit të Fizibilitetit nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme
1999                          
Përfshirja e Shqipërisë në Regjimin Autonom Preferencial
11/1999                    
Miratohet nga Komisioni studimi i fizibilitetit
9/1999                      
Fillon studimi i zbatueshmërisë (fizibilitetit) për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
5/1999                      
BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). Shqipëria pjesë e PSA. Përfitimi nga programi CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim)
1997                          
Miratimi nga Këshilli i Çështeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian i përqasjes rajonale për vendet e rajonit, me anë të të cilës BE përcakton kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe
1992                          
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi nga Programi PHARE
1991                          
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Komuniteti Ekonomik Evropian

1 comment:

  1. Isha shumë i frustruar kur burri im më la dhe më bllokoi në të gjitha mediat sociale, qaja gjithë ditën dhe natën, nuk ishte e lehtë për mua derisa pashë shumë dëshmi se si DR DAWN i ndihmoi ata të rivendosnin partnerët e tyre, marrëdhëniet. , martesat dhe gjithashtu shërova shumë sëmundje, u ndriçova pak dhe e kontaktova në Whatsapp, i shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, më tha çfarë të bëja dhe bëra pikërisht atë që më kërkoi. në 48 orë pasi burri im filloi të më dërgonte mesazhe me mesazhe duke më kërkuar ta falja, ai tha se nuk do të më zhgënjejë më dhe ne kemi jetuar së bashku në paqe dhe lumturi, në fakt martesa jonë ka qenë një nga më të mirat në vend. , të gjitha falënderimet për DR DAWN:
    Kontaktoni atë për ndihmë nëse keni nevojë: dawnacuna314@gmail.com

    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete