Monday, December 12, 2011



1. SHQIPËRIA DHE BASHKIMI EUROPIAN
i. Historia e marrëdhënieve Shqipëri-BE
Aspirata e Shqipërisë për t'iu bashkuar Europës mori jetë që nga fillimi i viteve '90, menjëherë
pas shembjes së regjimit komunist. Është mjaft  domethënës fakti që për shqiptarët ideja e
ndryshimit u njëhsua me bashkimin me familjen e madhe europiane, nëpërmjet jehonës së
njohur "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".Rruga e vetme për tu ndarë me izolimin tragjik
dhe prapambetjen e  thellë ekonomike  u njëhësua me  integrimin Europian, përmes  ndërtimit
të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të
Shqipërisë me Bashkimin Europian në vitin 1990, të dy palët nënshkruan Marrëveshjen për
Tregtinë dhe Bashkëpunimin në vitin 1992, e cila konkretizoi për herë të parë përpjekjet
shqiptare për afrim dhe ndihmë nga Bashkimi Europian. Në vijim të kësaj marrëveshjeje, 1—8
Shqipëria mundi të përfitonte nga regjimet preferenciale tregtare që Bashkimi Europian u
ofronte vendeve të treta.
Nga viti 1992 marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian u bënë më të ngushta dhe u
zgjeruan në disa fusha të ndryshme. Bashkimi Europian u bë donatori kryesor për Shqipërinë,
duke ofruar mbështetje falas për zhvillimin e saj. Shqipëria nisi të përfitonte nga ndihmat e
akorduara nga BE për vendet e Europës Lindore, të akorduara nga programi PHARE. Gjatë
viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë llogaritet në rreth 511 milionë
euro, një pjesë e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë e administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për
investime në infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoqëror, në administratën publike
dhe në zhvillimin rajonal. Shqipëria dëshmoi premisa të mira për një zhvillim të shpejtë, të
cilat rreth vitit 1995 i shtynë autoritetet të bënin hapat e parë për nisjen e negociatave për
marrëveshjen e asocimit. Ky vit përkon edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e
Europës, akt që dëshmonte për kontributin e madh për demokracinë në Shqipëri.
Kriza politike e mesit të viteve 90, e rënduar më tej nga kaosi i përgjithshëm në vend si pasojë
e përmbysjes së skemave piramidale, shkaktuan ngrirjen e marrëdhënieve të vendit tonë me
BE-në. Pavarësisht nga ripërtëritja e këtyre marrëdhënieve, si edhe kontributi i BE-së për
përshpejtimin e reformave, gjendja vazhdonte të mbetej e nderë. Goditjet e rënda që kishin
marrë shteti dhe ekonomia në vend, për shërimin e të cilave do të nevojiteshin vite, nxitën
shqetësimin dhe skepticizmin e BE-së për t'i ngritur marrëdhëniet kontraktuale me Shqipërinë
në një nivel më të lartë.
Zhvillimet tronditëse të fundviteve 90 në rajon, kriza e Kosovës dhe më tej konflikti etnik në
Maqedoni e shtynë Bashkimin Europian t'i kushtonte gadishullit ballkanik një vëmendje më
intensive. Vendet e tjera të rajonit, ashtu si edhe Shqipëria, kishin patur një ecje të vështirë
drejt forcimit të demokracisë e zhvillimit të ekonomisë, në ndryshim nga simotrat e tyre të
Europës Qendrore Lindore. Për të shmangur mundësinë e kultivimit të një vatre tensionesh në
skajin juglindor të Europës, Bashkimi Europian u vendos të ofronte një qasje rajonale për
vendet ballkanike, e cila evoloi më tej në të ashtuquajturin "Proces i Stabilizim Asocimit".

No comments:

Post a Comment