Në rrugën e saj drejt BE-së, Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin politik dhe as mjaftueshëm 12 prioritetet e caktuara nga Komisioni Europian.
Në Strategjinë e Zgjerimit, e cila pritet të publikohet në mes të tetorit, Komisioni tregohet formal, duke vlerësuar se vendi do të meritojë statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtaresim vetëm pasi të ketë përmbushur kushtet. Vlerësimi përmbledhes nis me zhvillimet politike.
“Skena e brendshme politike e Shqiperise u dominua gjeresisht nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e konfrontueshme me tej. Perleshjet e dhunshme ndermjet protestueseve kunder qeverise me policine cuan ne vdekjen IntegrimiArvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë “Të vendosur për integrimin në BE†OSBE, pro opozitës për rregulloren e 4 personave dhe amplifikuan klimen e mosbesimit mes forcave politike, sikunder dhe ndaj disa institucioneve shteterore. Zgjedhjet lokale ne Maj, megjithese te vleresuara si konkurruese e transparente, u shenjuan vendosmerisht nga parregullesite qe nevojitet te adresohen. Ne vecanti, polemika rreth numerimit te votave per Kryebashkiakun e Tiranes rriti polarizimin mes shumices qeverisese dhe opozites.”
Menjehere pas renditjes se ketyre ngjarjeve, Komisioni rekomandon rrugen qe duhet te ndjekin dy forcat kryesore politike.
“Tashme eshte urgjente qe forcat politike ne Shqiperi te rivendosin dhe te ruajne nje nivel te dialogut politik, i cili do te mundesonte funksionimin e duhur te institucioneve kyce demokratike, vecanerisht parlamentin, dhe progresin drejt rruges se integrimit ne BE. Kthimi i plote i Partise Socialiste ne Parlament nga shtatori eshte hap premtues qe duhet te kontribuoje drejt ketij qellimi. Parregullsite domethenese te identifikuara ne dy zgjedhjet e fundit perligjin nje reforme teresore elektorale, e cila do te perfitonte nga keshilla e pavarur e jashtme.
Dy partite kryesore politike kane marre persiper oferten e BE-se per riangazhim ne menyre konstruktive ndaj prioriteteve per integrimin europian te vendit. Marrëveshja e fundit nderpartiake per nje mocion-rezolute mbi Integrimin Europian ne Parlament eshte nje zhvillim i mirepritur e i rendesishem. Eshte thelbesore tashme per partite politike ne Shqiperi qe te angazhohen ndaj nje procesi te qendrueshem e te strukturuar per te punuar se bashku mbi reformat europiane. Menyra per te ecur perpara do te ishte miratimi formal i nje pakti per integrimin europian, i cili do te perfshinte nje proces per rishikimin e perbashket dhe miratimin e planit te aksioni per adresimin e rekomandimeve te Opinionit dhe nje program per reformat thelbesore, perfshire punen e parlamentit dhe zgjedhjet.”
Pas vleresimit te klases politike, Komisioni rendit arsyet pse vendi nuk meriton as statusin kandidat dhe as celjen e bisedimeve per anëtaresim ne BE.
Marre nga : diplomat.al
No comments:
Post a Comment