Wednesday, December 28, 2011

Shqiptarët e Malit e Zi, protestë për flamurin kombëtar

                        



      
           
      TUZ- Të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme politike, sociale dhe ekonomike, gjatë ditës së sotme do të protestohet në Tuz për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, sidomos të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar.

Protesta e shqiptarëve vjen si pasojë e gjendjes së rënduar në respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi, sidomos pas njoftimit për nismën e Qeverisë së Malit të Zi, që synon të miratojë një ligj që ia heq shqiptarëve të drejtën për të përdorur flamurin kombëtar bën të ditur agjencia kosovare Kosovapress.

Iniciativën për protestë e ka marrë Forumi Demokratik për Integrim, kurse në mbështetje përveç shumicës së subjekteve shqiptare në Mal të Zi ka dal edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare. Sipas këtij rrjeti tentativa për t’u ndaluar flamurin shqiptarëve është një provokim dhe një rikthim i represionit ndaj shqiptarëve të Malit të Zi.

Marre nga BalkanWeb

No comments:

Post a Comment