Wednesday, December 28, 2011

Euro feston 10-vjetorin e sëmurë

 

    Dhjet vjet më parë, më 1 janar të vitit 2002, në Evropë do të hynte në qarkullim monedha e përbashkët, Euro.

Asnjë problem teknik nuk u regjistruar, asnjë lajthitje e bankomateve natën e ndërrimit të viteve, por pas 10 vjetësh, duket se ditëlindja e monedhës do të jetë një festë e hidhur.

Valuta do të shënonte lamtumirën për monedhat historike të kontinentit të vjetër, lirat italiane, frangat franceze dhe markën legjendare gjermane, mbi bazën solide të së cilës monedha e përbashkët u projektua.

Po kështu u modelua dhe modelohet ende sot BQE, banka


qendrore evropiane, por gjermane de fakto, në këmbim të “po”-së së Gjermanisë për valutën ndërkombëtare.

11 ishin pionierët e parë që pa shumë lodhje dhe angazhim, për të përshtatur euron vendosën edhe një taksë enkas për të.

Mungoi vetëm Greqia, të cilës iu desh një vitë kohë për të riparuar, ndonëse në mënyrë pak ortodokse sic do të zbulohej më vonë, llogaritë e saj publike.

Sot eurozona përbëhet nga 17 vende, por monedha e përbashkët ka hyrë në një krizë të thellë, e ndodhur nën sulmin e spekullatorëve.

Banka Qendrore Evropiane po e mbron atë pa pasur mundësi të printojë monedhën në mënyrë autonome, ose të dalë garant si instanca e fundit për borxhet publike të vendeve anëtare.

Vendet më të padisiplinuara për momentin konsiderohen Italia dhe Spanja, ndërkohë që Irlanda, Portugalia dhe Greqia kanë ndezur prej kohësh sinjalin “SOS” dhe teknikisht kanë pezulluar sovranitetin përkatës mbi llogaritë publike.

Marre nga topchannel

No comments:

Post a Comment