Komisioni Venecias në sesionin e 89-të ka
miratuar një opinion për Kodin Zgjedhor në Shqipëri. Rekomandimet
kryesore janë adresimin në Kod të problemit të votave të hedhura në
kutitë e gabuara.
Venecia sugjeron të vendoset një procedurë e qartë për miratimin dhe përfshirjen e votave të hedhura gabim në tabelën e rezultateve; kodi të ndryshohet në mënyrë që vendimet e KQZ-së mbi tabelën e shpalljes së rezultateve mund të apelohen përpara një organi juridik në të njëjtën mënyrë si të gjitha vendimet e tjera të KQZ-së.
Rekomandimi tjetër i Venecias është largimi nga përbërja aktuale partiake e administratës zgjedhore të bazuar në një balancë ndërmjet të dyja partive politike kryesore, si dhe në një administratë zgjedhore që përfshin elementë jo partiakë dhe të paanshëm.
Në mbledhjen e Komisionit të Venecias morën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit si dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pas vendimit të Venecias kryeparlamentarja Topalli me anë të një deklarate ka berë të ditur se ky opinion përbën një dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe shërben si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet.
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi opozitës tregoi se palët u angazhuan që rekomandimet e Venecias të zbatohen.
“Ne kemi rënë dakort që t’i shqyrtojmë, të gjejmë mundësitë ligjore për t’i adresuar të gjitha këto rekomandime, kemi rënë dakort me problematikën e tyre dhe me c’u dëgjua nga të dyja palët, të paktën nga ana e mazhorancës mora angazhim që do të rishikohet skema e funksionimit të KQZ-së, angazhim që janë të gatshëm ta adresojnë procesin e angazhimit edhe në Shqipëri. Megjithatë puna konkrete do të tregojë se si ky vullnet i shprehur atje do të materializohet në ligj”, thotë deputeti socialist, Damian Gjiknuri.
Zgjedhjet e 2013-s do të menaxhohen nga një KQZ e re, pasi njëri prej rekomandimeve të Komisionit të Venecias shprehet për nevojën e rikompozimit të KQZ-së.
“Patjetër që do të kemi një KQZ të re, qoftë nga përbërja e anëtarëve, qoftë edhe nga mënyra se si do të zgjidhen këta anëtarë. Të paktën edhe ky rekomandim, edhe ky dokument i fundit, edhe rekomandimi i OSBE/ODIHR i vitit për zgjedhjet e vitit 2011, pra për zgjedhjet vendore janë të fokusuar kryesisht në këtë pikë, pra rishikimi i kompozimit të KQZ. Kur bëhet fjalë për votat e hedhura gabim, tashmë dihet qartë që rregullat u ndryshuan pas lojës. Kjo konfirmohet dhe nga raporti i ODIHR-it, dhe në këtë dokument, që konfirmoi edhe njëherë që KQZ veproi përtej kompetencave që i lejoheshin për të hapur kutitë në atë moment që ishte procesi i shpalljes së rezultatit dhe kjo gjë del qartë dhe në dokumentin i cili u miratua në Komisionin e Venecias”, shton më tej deputeti socialist.
Marre nga Top Channel

No comments:
Post a Comment