Sunday, December 18, 2011

Rrënjët e të keqes europiane


 
Standard and Poors ka provokuar një tërmet këtë javë në Europë duke deklaruar se ka nën mbikëqyrje 15 vende të eurozonës. Edhe vlerësimi me tre A i Gjermanisë është i kërcënuar.

Edhe bankat europiane gjenden nën kërcënimin e agjensisë amerikane të vlerësimit S&P. Nevoja për rikapitalizim është rishikuar por në ngritje, edhe për Deutche Bank, vecanërisht për borxhet e saj në rrezik.

Cifti Francë-Gjermani, i njohur si motorri i europës për dinamizmin e tij, është në krizë.

Franca edhe pse nuk ka parë ende të ulur vlerësimin e saj për momentin, e ka marrë mesazhin e Standard and Poors e cila ka deklaruar se nuk është e thënë që ky vlerësim nuk ndryshon në 12-18 muajt në vijim.

Presidenti Sarkozy gjendet përballë një situate shumë të vështirë, e në Francë vijon debati me qeverinë britanike për refuzimin nga ana e kësaj të fundit për të marrë pjesë në traktatin e ri të arritur në samitin e fundit për një bilanc të përbashkët.

Në krye të vendit që mbetet gjiganti ekonomik i Europës, kancelaria gjermane Merkel nuk ka pranuar të lëshojë pe përsa i përket bilancit, si zgjidhje për krizën, dhe kjo gjë nuk e bën simpatike.

Marre nga BalkanWeb

No comments:

Post a Comment