Sunday, February 5, 2012

Sanino në Tiranë

Pas rreth dy muaj e gjysëm nga publikimi progres raportit ku shqipërisë për të dytën herë iu refuzua statusi vendit kadidat, të hënën mbërrin në Tiranë Drejtori Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Kjo është vizita e dytë që Sanino zhvillon në Tiranë pas asaj të 19 Tetorit 2011,  ku pasi ka takuar zyrtarët më të lartë qeveritar dhe kreun e opozitës la një mori detyrash për cuarjen përpara të axhendës europiane.

Burime diplomatike i thanë Top-Channel se vizita e Saninos është e lidhur me shqetësimin e Brukselit për hapat e ngadaltë në përmbushjen e 12 prioriteve nga të cilat është përmbushur vetëm një që ishte emërimi Avokatit të Popullit.

Dy janë cështjet, pohojnë të njëjtat burime, se ku do të përqëndrohet biseda e Saninos me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama: Reforma Zgjedhore që ka nisur dhe ngadalësia me të cilën po ecën ky komision përfshi atë të reformës parlamentare, ku ende palët nuk kanë një dakordësi për ndryshimet e kërkuara.

Gjithashtu në axhëndën e Saninos do të jetë diskutimi cështjes së luftës kundër korrupsionit pas vendimit të gjykatës për cështjen “Meta” për të cilën Brukseli është shprehur se është mbajtur shënim dhe vlerësimi do të jepet në progres raportin e ardhshëm.

Hartuesit e vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Integrimit në Komisionin Europian,  jo pa qëllim kanë përfshirë në axhëndë edhe  ndjekjen e seancës së radhës nga Sanino të mbledhjes së Komisionit të Integrimit.


Marre nga TopChannel

No comments:

Post a Comment