Thursday, December 15, 2011

Kriza, Evropa drejt “dimrit të acartë”

Kompania e auditimit “Ernst & Young” ka deklaruar se eurozona do kalojë një “dimër të acartë”, pasi një recesion “i lagësht” ka të ngjarë që ta prekë atë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, duke bërë që rritja ekonomike të jetë 0.1 për qind gjatë gjithë vitit. 

Duke bërë një tjetër parashikim të zymtë, “Ernst & Young” deklaroi gjithashtu se papunësia në eurozonë ka pak gjasa që të bjerë nën kuotën 10 për qind deri në vitin 2015.

Ndërkohë, Greqia, vendi më borxhli i Evropës, gjatë vitit 2011 ka ndjekur një kurs që do ta cojë në recesionin më të keq të regjistruar ndonjëherë.

Kryeministri grek, Lukas Papadhimos paralajmëroi të mërkurën se tkurrja ekonomike e vendit të
tij do të jetë më e madhe se parashikimi prej 5.5 për qind që është aktualisht.

Ekonomia greke u kontraktua me 4.5 për qind në vitin 2010, kur mori ndihmën e parë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Javën e kaluar, 26 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian mbështetën rregullat e reja fiskale për të mbajtur nën kontroll buxhetet, me përjashtim të abstenimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, shumë druhen se pakti për buxhetin nuk do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar kërkesat e vendeve të tjera për ndihmë financiare.

“Reformat mbi të cilat u ra dakord në samitin e 9 dhjetorit ishin një hap përpara në drejtimin e duhur dhe përgjigjia duket se ka qenë pjesërisht pozitive”, ka komentuar “Ernst & Young”.

“Por ende investitorët mbeten të shqetësuar për angazhimet dhe aftësinë e qeverive të eurozonës për të implementuar me shpejtësi reformat”, ka thënë më tej kompania e auditit, që parashikon se rritja do të përmirësohet nga 1.5 në 2 për qind në vitin 2013.


Ekspertët: Vështirë të dalim nga kriza
Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti në parlament moton e saj për situaten e veshtire ku gjendet blloku sot. "Europa - tha Merkel- mund të dalë më e fortë nga kriza në fund të procesit reformues".

Nje pohim i tille per ekspertet nuk eshte i gabuar, por serish nuk jep pergjigje per çështje të ngutshme aktuale. Te pretendosh se kontrata e re - pa Britaninë e Madhe në bord - do të jetë pergjigje per shume nga pyetjet qe rrethojne krizen dhe kapercimin e saj, kjo thote "Deutsche Welle" është pak e guximshme.

Besimi i investitoreve eshte nje element kyc dhe per fat te keq, as samiti i Brukselit nuk arriti t'u ofroje atyre garancite e nevojshme. Se si do të përballohet në muajt e ardhshëm ngerci e borxhit, ndërsa negociohet për një pakt të ri fiskal dhe përpilohet traktati për fondin e shpëtimit të përhershëm (ESM) është e paqartë jo vetëm për pjesëmarrësit e tregut.

Një komponent qendror i menaxhimit të krizës tani do të bëhet Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN). Banka Federale do të japë 45 miliardë euro, por ajo heziton, sepse konstruksioni ngjan shumë me anashkalimin e rregullave. Këtë konflikt kancelarja nuk e ka përmendur ne asnje rast. Sa per rolin e BQE-se, ai mbetet i paqarte. Banka beri blerje masive të letrave me vlerë të borxhit nga Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja dhe Italia qe ne parim, nuk eshte gje tjeter vecse bashkim i borxhit.

Në heshtje kryetarët e shteteve dhe qeverive besojnë se ajo do te vazhdojë te ndjeke te njejtin kurs. Në qoftë se nuk do ta bënte, Eurozona do të ishte shembur me kohe. Drita në fund të tunelit duket se ndriçon fort dhe bashkimi i qëndrueshëm fiskal do të ishte një hap i madh përpara. Por ky tunel është ende i gjatë dhe pyetja qe shtrojne ekspertet eshte: si mund të kalohet ai, pa u shkatërruar Bashkimi Monetar? 



Marre nga top channel

No comments:

Post a Comment