TIRANE - Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u përqëndrua në rezultatet paraprake të Censusit 2011, duke e cilësuar si procesin e parë modern në vend, ku shqiptarët dhanë të dhënat e tyre në liri të plotë.
Ndërsa theksoi se mirëkupton të gjitha zhurmat dhe kritikat për këtë proces, shefi i qeverisë tha se Censusi është një ndër zhvillimet më të mëdha në rrafshin social.
Duke komentuar rezultatet paraprake të publikuara nga INSTAT, pak minuta më parë, kryeministri Berisha nuk e konsideroi shqetësuese tendencën e zvogëlimit të popullsisë në vend.
“Ritmet e shtimit të popullatës janë akoma të mira. Ka një tendencë për rënie, por në çdo moment kërcënimi qeveria është e gatshme të mbështesë politikat demografike. Por nuk kemi pse t’i vendosim në rendin e ditës aktualisht. “- u shpreh kryeministi.
Ndërkohë shefi i qeverisë vlerësoi si mjaft pozitive faktin që sipas rezultateve të Censusit, popullata e qyteteve dominon mbi zonat rurale.
“Ne për shumë arsye të njohura kemi qënë një vend kryesisht rural. Ne mbetëm një komb rural për të siguruar ekzistencën , se nuk ka patur tokë më të lakmuar se toka jonë. Lëvizja e madhe drejt urbanizimit të këtyre viteve është oguri më i bardhë për të ardhmen e kombit. Kombet urbane janë kombe të cilat ndërtojnë mëkëmbjen, prosperitetin dhe të ardhmen .”- u shpreh Berisha.
“Unë u gëzova shumë kur pashë rezultatet e këtij regjistrimi, i cili dëshmon se aktualisht 53.7% e shqiptarëve jetojnë në zona urbane dhe 46.3 në zona rurale. Dua të theksoj se ky proces shndërrimi i madh ka sjellë 2 apo 3-fishimin e qyteteve të mëdha.”- vazhdoi me tej kryeministri.
Ndërkohë, shefi i qeverisë tha se lëvizja e lirë e shqiptarëve krijon pashmangshmërisht probleme, por theksoi se fuqizimi i qyteteve si lokomotiva të zhvillimit superon të gjitha pasojat.
Marre nga balkanweb

No comments:
Post a Comment