Wednesday, March 21, 2012

Berisha: Do realizojmë të gjitha reformat, Sannino: Ju mbështesim

TIRANE - Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, kryeministri Berisha i dorëzoi Drejtorit të Zgjerimit në KE, Stefano Sannino, planin e veprimit për integrimin e vendit në BE.

Shefi i qeverisë theksoi se “ky plan veprimi ka mundin, djersën punën e përbashkët të mazhorancës, opozitës dhe shoqërisë civile.

Sipas kryeministrit, procesi i integrimit është gjithëpërfshirës, pasi të gjitha forcat politike e kanë në programin e tyre integrimin e vendit në BE dhe janë bashkë aksionerë në projektin më madhor të kombit.

Duke përmendur konsensusin politik dhe punën e mirë në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të BE-së për integrimin, kryeministri tha se kjo frymë po mbizotëron gjithnjë e më shumë.

“Në parlament po punohet me intensitet për reformën elektorale, punë shumë e mirë për Gjykatën Adminsitrative. Po punohet për përmirësimin e rregullores së Kuvendit dhe në tërësi është bërë një punë serioze.”- dekalroi Berisha.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë siguroi zotin Sannino se pozita edhe opozita janë dakord për heqjen e imunitetit të zyrtarëve.

“Ka pasur kundërshtime për rrugën ligjore, por qeveria do të pranojë kompromisin, do të pranojë atë formë që opozita e quan më të përshtatshme për realizimin e projektit të imuniteteve në Shqipëri.”- tha kryeministri.

Kryeministri përmendi edhe çështjen e pronave, duke nënvizuar angazhimin e qeverisë për të çuar përpara zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Do bëjmë gjithçka që brenda këtij mandati të pëfundojë regjistri dixhital dhe jemi optimist se do ta realizojmë atë.”- theksoi Berisha.

SANINNO: JU PËRGËZOJ, VAZHDONI ME DIALOG
Drejtori i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino, me të marrë në dorëzim planin e veprimit e konsideroi atë një dokument serioz, ndërsa vlerësoi gjithëpërfshirjen politike në hartimin e tij.

Ai nënvizoi edhe njëherë rekomandimin e komisionerit Fyle, se integrimi për shqiptarët duhet të kthehet në axhendë kombëtare.

“Jam tërësisht dakort që keni përfshirë gjithë forcat politike dhe shoqërinë civile në këtë plan veprimi. Komisioni Europian ju përgëzon për frymën konstruktive dhe ju inkurajojmë për këtë. Komisioneri Fyle ka theksuar faktin që axhenda europiane të jëtë axhenda kombëtare e Shqipërisë. Dëshiroj të them se suksesi i axhendës europiane do jetë i të gjitha plaëve politike dhe jo i një pale”, tha ai.

Ai këshilloi ndër të tjera, të përfundohet procesi për reformën zgjedhore në javët në vijim, si një garanci për zgjedhje të mira në Shqipëri.

“Ndaj me ju vlerësimin që është tepër e rëndësishme që të përfundojë puna për Reformën Zgjedhore sa më shpejt, në javët në vijim që të sigurohemi se vitin tjetër do keni zgjedhje të mira”, tha ai.

Sipas Saninnos, shtyllë kryesore në luftën kundër korrupsionit, mbetet heqja e imunitetit. “Ne si BE do presim një marrëveshje për të hequr imunitetin”, theksoi ai.

Marre nga BalkanWeb

Saturday, March 17, 2012

Eurozona rrit fondin e emergjencës

17 vendet e eurozonës ranë dakort të rrisin fondet rezervë që do të përdoren për emergjencat financiare në të ardhmen për vendet anëtare të monedhës së përbashkët të zhytura në borxhe. 

Fondi i parë, që do të përbëhet nga rreth 500 miliard euro do të krijohet në muajin korrik, ndërsa më vonë fondit pritet t’i shtohen edhe 200 miliard euro.

Ky fond do të përdoret për vendet e zhytura në borxhe që do të kenë nevojë për ndihmë nga jashtë, si Italia apo Spanja. Por ekspertët financiarë shprehen se sasia është e pamjaftueshme për të mbrojtur ekonomitë e mëdha të eurozonës, sic është ajo italiane dhe ajo spanjolle.
 

Aktualisht fondet e emergjencës të krijuara nga vendet e monedhës së përbashkët po përdoren kryesisht për të shmangur falimentin e Greqisë si dhe për të nxjerrë nga kriza Portugalinë dhe Irlandën.


Marre nga TopChannel


Friday, February 10, 2012

Banka Qendrore Europiane

FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane vendosi t’i lërë të pandryshuara normat e interesit, pra në 1 përqind, me shpresën se një vendim i tillë do të kontribuonte për të përmirësuar situatën ekonomike në vendet e Eurozones.

“Këndvështrimi ekonomik mbetet subjet i pasigurisë së lartë dhe rreziqet vazhdojnë të jenë të larta”,- deklaroi presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi gjatë një konference shtypi në Frankfurt. 

Sipas tij, tre muajt e fundit të vitit të kaluar kishin qënë të dobët sa i përket situatës ekonomike, por kohët e fundit ka pasur dëshmi të stabilitetit mes vendeve që përdorin monedhën euro. 

“Banka Qëndrore Europiane është duke vlerësuar efektet e huave të mëdha të bëra nga bankat gjatë muajit dhjetor”,- deklaroi Draghi duke theksuar se shpresonte që të tilla hua do të forconin sistemin në bankat europiane dhe në shkëmbim bankat do të mund të jepnin para hua për bankat.


Marre nga BalkanWeb

Sunday, February 5, 2012

Sanino në Tiranë

Pas rreth dy muaj e gjysëm nga publikimi progres raportit ku shqipërisë për të dytën herë iu refuzua statusi vendit kadidat, të hënën mbërrin në Tiranë Drejtori Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Kjo është vizita e dytë që Sanino zhvillon në Tiranë pas asaj të 19 Tetorit 2011,  ku pasi ka takuar zyrtarët më të lartë qeveritar dhe kreun e opozitës la një mori detyrash për cuarjen përpara të axhendës europiane.

Burime diplomatike i thanë Top-Channel se vizita e Saninos është e lidhur me shqetësimin e Brukselit për hapat e ngadaltë në përmbushjen e 12 prioriteve nga të cilat është përmbushur vetëm një që ishte emërimi Avokatit të Popullit.

Dy janë cështjet, pohojnë të njëjtat burime, se ku do të përqëndrohet biseda e Saninos me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama: Reforma Zgjedhore që ka nisur dhe ngadalësia me të cilën po ecën ky komision përfshi atë të reformës parlamentare, ku ende palët nuk kanë një dakordësi për ndryshimet e kërkuara.

Gjithashtu në axhëndën e Saninos do të jetë diskutimi cështjes së luftës kundër korrupsionit pas vendimit të gjykatës për cështjen “Meta” për të cilën Brukseli është shprehur se është mbajtur shënim dhe vlerësimi do të jepet në progres raportin e ardhshëm.

Hartuesit e vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Integrimit në Komisionin Europian,  jo pa qëllim kanë përfshirë në axhëndë edhe  ndjekjen e seancës së radhës nga Sanino të mbledhjes së Komisionit të Integrimit.


Marre nga TopChannel

Sunday, January 22, 2012

Kroaci, mbahet referendumi për BE-në

 
       Kroatët votojnë të dielën pro ose kundër Bashkimit Europian, në një referendum që do të përcaktojë nëse vendi do t’i bashkohet apo jo bashkisisë së 27 vendeve europiane.

Sipas sondazheve, rreth 60% e kroatëve e mbështesin antarësimin, ndërsa të gjitha partitë e mëdha në vend kanë bërë thirrje për të votuar pro.

Megjithatë, kundërshtarët shprehin frikën se një votë në mbështetje të integrimit do të përkthehej me humbje të sovranitetit, vetëm dy dekada pasi Kroacia u bë një shtet i pavarur.

Ndonëse Kroacia ka patur rezultatet mbesëlënëse ekonomike në vitet e fundit, aktualisht vendi me papunësi të lartë dhe stanjacion ekonomik.


”Kroacia nuk do të humbë sovranitetin apo resurset e saj natyrale dhe as nuk do të udhëhiqet nga BE nëse votoni pro”, u shpreh Presidenti Ivo Josipoviç, në një letër të hapur drejtuar popullit.

”Nga ana tjetër, duhet të kemi të qartë se Europa nuk do të zgjidhë problemet tona, por gjithsesi, mbetet një mundësi që nuk mund t’i lejojmë vetes ta humbim”.

Kroacia mori ftesën formale për t’u bërë një vend antar në dhjetor dhe referendumi është pengesa e fundit përpara se të konfirmohet zgjerimi i BE-së, duke nisur nga viti 2013.

Kroaci, përleshje në Zagreb

Në prag të referendumit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një grup protestuesish nacionalistë janë përleshur me forcat e policisë kroate në qendër të Zagrebit.

Sipas “REL”, përleshja ndodhi në fund të një tubimi, kur nacionalistët tentuan të hiqnin një flamur të BE-së të vendosur në një ndërtesë.

Në manifestim merrnin pjesë rreth 1 mijë persona, shumica e të cilëve veteranë të luftës dhe protestues të djathtë që kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në Union.

Mësohet se nga përleshjet disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar nga forcat e policisë.

Marre nga topchannel

Monday, January 2, 2012

Liderët europianë shqetësim për të ardhmen

Ndërsa e gjithë bota festoi mbërritjen e Vitit të Ri, liderët europianë paralajmërojnë për një 2012-të të vështirë nisur nga parashikimet e mjaft ekonomistëve për rikthim të recesionit.

Mesazhi i pare i zymte mberriti nga Angela Merkel. "Europa po kalon testin me te veshtire prej dekadash te tera,- tha kancelarja gjermane,- por cdo e keqe e ka nje te mire dhe ne rastin e kontinentit te vjeter ky eshte fakti qe ngerci e borxhit po i afron vendet me shume me njeri-tjetrin".Per shefin e Elizese, Nicolas Sarkozy, kriza nuk ka perfunduar edhe viti qe sapo hyri, mund te jete i mbushur me rreziqe.

"Duhet


te jemi te guximshem dhe mbi te gjitha, te kthjellet. Sepse 2012-ta ka per te qene nje vit plot rreziqe, por nga ana tjeter edhe plot mundesi i mbushur me shprese nese do te dime si t'u bejme balle sfidave. I mbushur me veshtiresi nese qendrojme duarkryq", tha Sarkozy.
 
Ende pa u davaritur hareja e festes, presidenti i Italise, ekonomise se trete me te madhe te Eurozones, u kerkoi njerezve te bejne sakrifica per te parandaluar kolapsion financiar te vendit. "Vetem keshtu mund ta sigurojme te ardhmen e te rinjve,- tha Giorgio Napolitano,- ky eshte objektivi yne, nje angazhim te cilin nuk mund ta anashkalojme". Frika se Italia mund te gjendet e detyruar te kerkoje ashtu si Greqia nje dorezani te cilen Europa do ta kete te veshtire ta menaxhoje ka shkaktuar rritjen e kostos se borxhit dhe ishte arsyeja e zevendesimit te Silvio Berlusconi-t me teknokratin Mario Monti.  

Marre nga TopChannel