Wednesday, December 21, 2011

Censusi, AK: AK:U përmbush dëshira e Athinës e Beogradit

TIRANË- Alaenca Kuq e Zi, pas publikimit të të dhënave paraprake të Institutit të Statistikës ka deklaruar se INSTAT përmbushi dëshirën e Athinës dhe Beogradit, të cilët dëshironin të nxirrnin shifra të vogla të numrit të shqiptarëve. 

Aleanca Kuq e Zi thekson se INSTAT me shifrat e saj e ka nxjerrë popullsinë më të voglën në Ballkan, ndërkohë që realiteti sipas Aleancës Kuq e Zi tregon se kombi shqiptar llogaritet mbi 10 milionë banorë. 

Aleanca Kuq e Zi akuzon se censusi mashtroi me numrin e popullsisë, duke dëmtuar interesat shqiptare dhe duke provuar denoncimet e Aleancës Kuq e Zi. 

INSTAT publikoi sot rezultatet paraprake të censusit të popullsisë dhe banesave, ku bëri publike se  Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2  831  741 banorë.
Marre nga balkanweb

No comments:

Post a Comment