Friday, December 30, 2011

Papademos, frika se Greqia mund te shnderrohet ne Shqiperi


“Nuk duhet lejuar kurrsesi që Greqia të shndërrohet në Shqipëri”, kjo deklaratë e bërë më 22 dhjetor 2011, vjen nga Athina dhe i takon kryeministrit aktual, teknicienit. Z. Lukas Papademos, për 8 vjet (31 maj 2002 – 31 maj 2010) zëvëendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane, pastaj guvernator i Bankës së Greqisë deri në kohën që politika e thirri në krye të qeverisë. Mediat qeveritare shqiptare e censuruan.

Është një thirrje joplitike që i drejton financieri me emër ndërkombëtar (i diplomuar në të famshmin amerikan MTI (Massachusetts Institute of Technology) kastës partiake helene për të nxjerrë mësime nga kolapsi financiar, ku u zhyt Shqipëria në vitin 1997. Me tepër elegancë z. Papademos kritikon të dhënat e rreme të qeverive greke kur raportonin në Bruksel, as më shumë e as më pak, të barabarta me piramidat shqiptare. Nëse një teknicen i evropianizuar i bën thirrje ndërgjegjes ballkanike të politikës së Athinës për të mos pasur një edicion grek të “vitit të mbrapshtë shqiptar”, aq më tepër kjo duhet t’i vlejë Tiranës, madje, njërit prej strategëve të piramidave, kryeministrit z. Sali Berisha. Por ai nuk nxjerr mësime. Ai vazhdon të falsifikojë të dhënat me INSTAT, me Bode e kompani. Të mohosh krizën është njësoj si të shndërrosh Shqipërinë në… Shqipëri 97!

Madje është kthyer në sindromë ndërkombëtare “Shqipëria piramidale”. Alarme të ngjajshme si të Papademosit, kanë dhënë politikanë të shteteve buzë greminës, duke filluar nga Rusia dhe duke përfunduar në Nigeri. Sindromi “Shqipëria piramidale” studiohet dhe në fakultetet ekonomike amerikane, evropiane. Askush nuk dëshiron të përjetojë tmerrin shqiptar.

burim: Shqiperia.com

No comments:

Post a Comment