Wednesday, December 14, 2011

Marre nga Balkanweb
Merkel: Britania do të mbetet partner i BE-së
Merkel: Britania do të mbetet partner i BE-sëBERLIN - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar para parlamentit gjerman se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbetet partner i Bashkimit Europian, pavarësisht vendimit të Londrës për të mos nënshkruar marrëveshjen e re europiane.

Duke folur përpara deputeteve në Bundestag, kancelarja Gjermane ka shprehur keqardhje që kryeministri Cameron nuk iu bashkua pjesës tjetër të Europës për unionin fiskal.
Por Merkel theksoi se nuk kishte asnjë dyshim se Britania e Madhe do të vazhdonte të mbetej një aleat i sigurt i Bashkimit Europian.
Kancelarja Merkel ka kundërshtuar dyshimet në lidhje me bazën ligjore të vendimeve të samitit të fundit të BE-së për shpëtimin e euros.

“Hapat drejt një unioni fiskal me rregulla më të rrepta për buxhetet shtetërore nuk janë në kundërshtim me ligjet aktuale të BE-së”, -tha kancelarja gjermane.
Ndërkaq në një takim me Merkel, shefi i Federatës së Sindikalistëve Gjerman (DFB) Michael Sommer ka siguruar kancelaren për mbështetjen e sindikatave në rrugën drejt një integrimi më të fuqishëm europian të politikës financiare dhe ekonomike.

No comments:

Post a Comment