Friday, December 16, 2011

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën


Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës, duke u deklaruar kundër bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Sali Berisha argumentoi përse sipas tij nga ndryshimi i kufijve dy vendet do të dilnin të humbura.

"Interesi jetik i shqiptarëve për të ruajtur këta kufij është sepse shqiptarët nuk duhet të pranojnë, në asnjë rast e në asnjë rrethanë tjetër, të humbasin qoftë dhe një metër katror tokë të tyre. Në një rivizatim tjetër, unë ju garantoj se do te shënonte humbje të pamerituar të territoreve shqiptare. Në qëndrimin tonë ne duhet të jemi të durueshëm, jemi të lirë, por ne nuk duhet të marrim asnjë lloj veprimi i cili kërcënon humbje territoresh. Çdo brez bën

Shqiptarët nuk duhet të pranojnë, në asnjë rast e në asnjë rrethanë tjetër, të humbasin qoftë dhe një metër katror tokë të tyre

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise detyrat e tij, ky brez i ka bërë", tha Berisha.

Kryeministri nuk permendi emra territoresh, por kete shpjegim per humbjen e tyre, ne rast se kerkohet ndryshimi i kufijve, kryeministri Berisha e beri ne nje kohe kur situata ne Mitrovicen e veriut vazhdon te jete mjaft delikate. Sipas kryeministri Berisha projekti i bashkimit te shqiptareve eshte vetem nje.

"Projekti i bashkimit të shqiptarëve është projekti i integrimit në BE", tha Berisha.

Ndersa, kur u pyet rreth qendrimit te kreut te opozites, Edi Rama per rrugen Durres-Kukes, kryeministri Berisha e akuzoi zotin Rama se u bashkua me lobe antishqiptare qe kerkonin pengimin e ndertimit te Rruges se Kombit.
Sipas kryeministrit Berisha akuzat per korrupsion jane te pabaza, pasi nje rruge me pak e veshtire ne nje vend afer Shqiperise u ndertua me 13 milione euro per kilometer, ndersa kosto e pergjithshme e Rruges se Kombit eshte me pak se 10 milione euro per kilometer.

"Natyrisht, unë nuk them se nuk është vepër e kushtueshme, por të shpallësh shuma marramendëse që nuk kanë asnjë dokument e asnjë fakt tregon se 'u bëre pjesë e atyre lobeve', që luftuan me të gjitha mjetet për të bllokuar ndërtimin e rrugës. Kreu i Partisë Socialiste, me disa të tjera segmente këtu, e kryesoi këtë procesion. A ka të drejtë zoti Rama të rishqyrtojë qëndrimin e tij? Po, ka të drejtë. Çdo njeri ka të drejtë të rishqyrtojë gabimet e veta, por të pretendosh se nuk ke qenë kundër rrugës, në një mënyrë akuzon veten tënde, sepse shqiptarët kanë një memorie", tha Berisha.

I pyetur nga studentet e Kosoves se kur Shqiperia mund te behet anetare e Bashkimit Europian, kryeministri Berisha nuk permendi ndonje date. Megjithate, edhe pse kujtoi qendrimin sipas tij bllokues te opozites per reformat integruese, ndryshimi i realitetit politik ne vend, duket se e ben me optimist kryeministrin Berisha per te hedhur hapa perpara ne permbushjen e detyrimeve per integrimin europian.

Aleanca Kuq e Zi: Bashkimi varet nga popujt

Pas publikimit te qendrimit te kryeministrit i cili u shpreh kunder bashkimit te dy shteteve, reagoi edhe Aleanca Kuq e Zi, nje nga levizjet qe mbeshtet fuqimisht bashkimin e shpejte te dy vendeve.

'Bashkimi i Shqiperise me Kosoven nuk varet nga kryeministrat, por nga vete popujt – thuhet ne nje reagim te kesaj lëvizjeje.- Vetevendosja eshte parim universal i te drejtes se popujve, pavaresisht vullneteve politike".
 

No comments:

Post a Comment